Festa e 28 nëntorit, mjekët bëjnë gjestin prekës te spitali Infektiv (FOTO)

Ditën e sotme në 108 vjetorin e ngritjes së Flamurit në Vlorë, shumë persona kanë gjetur menyrën e tyre për të uruar festat e 28-29 nëntorit.

Pavarësisht se mjekët janë në krye të detyrës me përballjen me koronavirusin prej disa muajsh, mjeket nuk mund të rrinin pa uruar ‘Ditën e Flamurit’.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar dy foto në profilin e saj në ‘Facebook’ ku shfaqen mjekët që valëvisin flamurin dhe bëjnë me duar shqiponjën në ballkonin e Infektivit.