Ermal Mamaqi tregon sa xheloze është Ami për femrat me të cilat ai punon

Mbrëmjen e kaluar, aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte si rrallëherë në një intervistë, ku foli gjerë e gjatë për jetën e tij personale, punën e planet e së ardhmes. Gjatë intervistës në “Roped with Olsi”, Ermali tregoi gjithashtu edhe arsyen pse është larguar këto kohë nga ekrani. Ai shpjegoi se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.