Edi Rama shkruan fjalët romantike për bashkëshorten e tij, i shpërndan video-mesazhin Lindës

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar disa fjalë të bukura bashkëshortes së tij Lindës.

Gjatë ditës së sotme, Linda Rama publikoi një video ku u shpreh e priviligjuar që merrte pjesë në promovimin e grave sipërmarrëse në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Këtë postim e ka shpërndarë më pas edhe kryeministri Rama, i cili shkruan për Lindën “gjysma ime më e mirë”.

Postimi i plotë:

“E privilegjuar që sot në #WomensEntrepreneurshipDay të bashkoj zërin me @CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!” – me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1309402776105507