E trishtë/ Prej disa ditësh në intubim, COVID-19 i merr jetën pjesëtarit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës (EMRI+FOTO)

Një tjetër humbje jete është shënuar nga COVID-19 mëngjesin e sotëm. Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçarë, Rifon Sinella nga Kavaja. Ai ka humbur betejën për jetën me koronavirusin ku prej disa ditësh ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë? kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.

“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.