Donald Trump i vendos kusht Joe Biden: Largohem nga Shtëpia e Bardhë vetëm nëse…

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se Joe Biden ka për tu futur në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur të provoj që votat e tij nuk janë të vjèdhura.

Në një postim që ka bërë në Twitter, ai është shprehur se 80 milion votat qesharake që Biden mori janë në zgjedhje janë të manipuluara. Më tej, ai shkroi se në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee është bërë manipulim i votave dhe se Biden ka një problem të madh për të vërtetuar se votat nuk janë të vjèdhura.

“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur të shihni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!“, shkroi ai.