‘Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba’, iu shua familja nga tërmeti i 16 nëntorit, flet i mbijetuari Albert Cara: Kur mendova se arrita gjithçka, humba gjithçka

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, ka treguar edhe një herë tra.gjèdin sesi famija iu shua para syve.

Albert Cara ka rrëfyer momentet trond1tëse që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me anëtarët e familjes, natën e 26 nëntorit të 2019. Ai u shpreh me lot në sy se pa vajzën e vogël dhe djalin që i zunë rrënojat.

Pengu më i madh për Alberit Carën ishte se nusja dhe djali me tërmetin e parë që kishin ndjerë kishin dalë dhe kishin shkuar në kafe deri në orën tre, më pas ishin kthyer. Ai u thotë se po të kishin mbetur jashtë do ishin akoma gjallë.

Me dhimje të madhe dhe i përlotur ai tha se teksa pritej të bëhej gjysh se nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, tani më nuk është as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” tha ai me lot në sy për ‘news24’.

Kujtojmë që nga tërmeti tra.gj1k Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.

Ai tashmë banon në Kamëz, në një apartament të cilin ia ka dhuruar qeveria shqiptare.