Çfarë ndodhi? Reagon àshpër ish ministri i Shëndetësisë: Kryeministri duhet të kërkojë falje urgjente!

Bardh Spahia, ish-zv. ministër i Shëndetësisë thotë se realiteti në Shqipëri në lùftën ndaj COVID-19 është ndryshe nga se e paraqet qeveria.

Për sa i takon debatit dhe akùzave më të fundit të opozitës për fshehje të numrit të vìktìmave të shkaktuara nga koronavirus, Spahia tha se akùza nuk i drejtohet mjekëve por Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit.

“Ulja e numrit të vërtetë të vìktìmave nga COVID me urdhër politik ka qenë një turp i madh i kësaj qeverie dhe kryeministri që minimalisht duhet të kërkojë falje urgjente. Që në momentin e parë të bërjes publike të këtij fakti, organet kompetente duhet të kërkonin dokumentacionin e nevojshëm pranë morgut”, deklaroi zyrtari i PD-së.

Sipas Spahisë në të gjitha rastet qoftë kur një person është i dyshuar apo i konfirmuar shkaku i vdèkjes duhet përcaktuar nga COVID. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur është e përcaktuar në mënyrë evidente e kundërta si në raste e traumave apo aksìdenteve.

Ish-deputeti i PD-së theksoi se pavarësisht se mjekët mund ta shënojnë vdèkjen si të dyshuar nga COVID-19, ajo nuk raportohet nga Ministria e Shëndetësisë në listën që bën publike çdo ditë me qëllim për të ulur numrin e vìktìmave.

“Nuk fajësojmë mjekët, përkundrazi e kemi vlerësuar sakrificën dhe punë e madhe të tyre dhe dënojmë me forcë tendencën për të përfshirë në këtë debat mjekët që nuk kanë lidhje me këtë çështje. Ata janë korrekt me punën e tyre, ka tendencë për të ushtruar presion politik mbi mjekët. E kemi dënuar me forcë përfshirjen e mjekëve”, tha ai.