“Bota po shkon në Hënë, ne flasim për ujë”, kryeministri Rama bën premtimin e madh: Brenda pranverës do të…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë me gazetarët ka folur për infrastrukturën e ujit të pijshëm.

Rama është shprehur se janë 128 kantiere të hapura nga veriu në jug, të cilat do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021.

Rama është shprehur se në vitin 2013 kishte vetëm një qytet me furnizim 24 orë që ishte Korça, ndërsa sot sipas tij janë 23 zona urbane që kanë 24 orë ujë.

“Ndërkohë që brenda pranverës do të hapen plotë 70 kantier të tjerë për të garantuar 24 orë furnizim me ujë. Në vitin e ardhshëm, 55 zona të mëdha urbane të vendit, në vitin 2022 edhe në mbi 200 zona më të populluara të vendit, do të kemi këtë insfrastrukturë. Shumëkush që ndjek faqen time dhe që përfaqëson një kategori të caktuar të opinion publik, ngre pyejten herë me ironi dhe herë në formë habitore, se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në hënë. Bota ka shkuar në Hënë me kohë, por në sistemin tonë të ujësjellësve, kemi një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën por jo me rajonin. Rrjetet e trashëguara janë të trashëguara që në vitit ’60 e ’70. Ka të bëjë me një transformim tërësor. 514 milion, 202 milion nga buxheti i shtetit të tjera financime të huaja. Në vitin 2013 kur mbaroi epoka e keqeverisjes kishte vetëm një qytet me furnizim 24 orë Korça, sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 orë me ujë nga Bilishti, Tropoja, Pograceci në Lezhë, Tepelen, Memaliaj, etj.

Tirana ka një rritje të furnizimit ka dhe zona me nga 7 orë. Furnizimi me ujë të pishëm mestari i Shqipërisë ishte 10 orë sot është 15 do do të arrijmë në 18 orë,” tha Rama në të tjera.