Arbana Osmani e veshur me fund të shkurtër dhe … Xhemi Shehu “ngacmon” miken e saj dhe i bën komentin epik: Sot nis bebin e tretë

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu njihen për lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën, që e tregojnë edhe në rrjetet sociale.

Dy moderatoret janë pothuajse të pandashme dhe rrallë herë mund të ndodhë që të mos jenë së bashku.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, teksa Arbana Osmani shkoi për shopping vetëm, por asaj i mungoi mikesha e saj.

Ajo publikoi një foto në InstaStory teksa provonte një fund të shkurtër të zi, mjaft provokues, që i vendoste në pah linjat e saj trupore dhe i kërkoi mendim Xhemi Shehut nëse i rrinte bukur.

Moderatorja vendosi t’i përgjigjej po ashtu në një postim në InstaStory, ku shkroi: “Po niske të 3-tin sot”, duke nënkuptuar se me fundin s*ksi do e “çmendë” partnerin e saj, Eduart Grishanj.

Çifti u bënë prindër të një djali, Diellit, pak muaj më parë. Ndërsa Arbana Osmani ka edhe një djalë tjetër, Jonin, nga martesa e mëparshme.