“Ajo ka ditëlindjen, unë kam gëzim”- Ja kujt ia edikon këto fjalë të ëmbla Julian Deda

Jul Deda, një ndër aktorët më të dashur për publikun është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku në të shumtat raste tregon se sa i lidhur është me familjen e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Juli ka uruar mbesën e tij Ema me fjalët më të bukura.

“Ajo me therret Xhaxha Luli, une e therras Ema xhaxha. Ajo me do shume, une e dua edhe me shume. Ajo ka ditelindjen, une kam gezim.U befsh 100 vjeçe mbesa ime, shoqja ime, zemra ime. Zoti te bekofte moj Ema Deda! Te du fort.”- shkruan Juli krahas fotos të bukuroshes Ema.