Ada Deda flet pa doreza: Më kanë ngàcmuar djemtë e socialistëve

Modelja e njohur, Ada Deda ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private. E ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, në njërën prej rubrikave, Ada i është përgjigjur pyetjeve h0t të moderatores.

Teksa është pyetur nëse ka patur ngàcmime nga djemtë e socialistëve ajo është përgjigjur pa nguruar: Po normal, si të socialistëve si të PD.

Gjithashtu ka ndarë me të gjithë faktin se është në një lidhje por preferon ta mbajë atë larg syrit mediatik.

“Nuk jam single. Kam vendosur të mos publikoj foto në rrjetet sociale. Nuk jam dakort me këto femrat e showbizit që po shkojnë 30 vjeç, 40 vjeç dhe thonë jo nuk jam në një lidhje. Tani e kuptojmë se jeni shumë të famshme. Por në momentin që ti mohon lidhjen me atë person që ti ke zgjedhur, domethënë ti po mohon edhe atë”, është shprehur Ada./ CNA.al