A mund t’i besohet Bashës? Pretendenti për kryeministër hesht për tre akùzat nga Kosova

Prej më shumë se një javë disa dëshmitarë të lu ftës e kanë aku zuar se ai, Lulzim Basha, ka qenë aktiv në h etimet që i janë bërë udhëheqjes së UÇK, hetime të cilat çuan Hashim Thaçin në gjykatën e Hagës. Deri tani janë të paktën tre dëshmi të cilat i drejtohen posaçërisht Lulzim Bashës. Për sqarim këto pretendime nuk janë të sotshme por ato janë përsëritur në vite dhe në kushtet kur ato nuk kanë marrë përgjigje janë hapur në kontekstin e fillimit të proceseve kundër UÇK nga gjykata në Hagë.

Pretendimi i parë ka ardhur nga Jose Pablo Baraybar i cili pohon se ka hyrë në Shqipëri në vitin 2002 bashkë me Lulzim Bashën për të hetuar në Kukës kampet e b ur gj et e krijuara nga UÇK. Pretendimi i dytë ka ardhur që në vitin 2019 në mediat e Kosovës dhe këto ditë në mediat e Shqipërisë nga kameramani Milaim Bellanica i cili pohon se kasetën ku ai kishte regjistruar ma sa kr ën e tm er rsh me të Krushës ku u v ra n ë 243 persona dhe u zh dukën 63 ja ka dhënë Lulzim Bashës. Pretendimi i tretë vjen nga komandanti i UÇK Latif Gashi i cili dëshmon se Lulzim Basha ka marrë pjesë si përkthyes i UNMIK në arr esti min dhe bastisjen e shtëpisë së tij.

Sipas zonjës së Latif Gashit, Lulzim Basha i ka thënë asaj se ku i ka fëmijët. Të gjitha këto aku za ose pretendime nuk kanë ardhur nga Shqipëria por nga Kosova. Pyetja është pse kosovarët e aku zojnë Lulzim Bashën dhe pse ka kaq shume fakte në Kosovë për aktivitetin e tij si përkthyes dhe si oficer pranë UNMIK. Pavarësisht nëse flet apo jo Lulzim Basha për të sqaruar rolin e tij në he timet që i janë bërë UÇK diçka është e vërtetë. Shqiptarët kanë dëshminë e qartë se njeriu që kërkon të bëhet Kryeministër duke mos sqaruar të shkuarën e tij dhe duke refuzuar t’i përgjigjet këtyre pretendimeve ka krijuar një hendek të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe me të drejtë shumë njerëz nuk e shpjegojnë dot pse nuk flet Lulzim Basha.

Por pavarësisht se kosovarët kanë ngritur të gjitha aku zat ndaj Lulzim Bashës sërish problemi mbetet me shqiptarët e Shqipërisë të cilët do votojnë pas disa muajsh. Ata duan të dinë a mund t’i besojnë Lulzim Bashës. A mund t’i besohet një njeriu që refuzon të përgjigjet për kaq shumë ak uza në lidhje me të shkuarën e vet?