“A do ta bësh një foto me mbretin?”, kryeministri Rama shkëmben batutat gazmore me vajzën në Durrës

Kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me batuta takimin e tij në Durrës me banorët që tashmë janë futur në pallatet e rikonstruktuara.

Gjatë një vizite në shtëpinë e një prej banorëve të dëmtuar, kryeministri ka realizuar edhe foto me një nga fëmijët e asaj familje.

Teksa ka realizuar foto me maskë , Rama u shpreh edhe për realizimin e një foto pa maskë.

Rama: Si je?

Kryefamiljari: Mirë.

Rama kur takon vajzën: O si je ti, si e ke emrin.

Vajza: Mirë, Tamara.

Kryefamiljari: O Tamara do e bësh me mretin i foto, (qesh).

Vajza: Po, ( realizon foton)

Rama: E bëjmë edhe një selfie me telefonin tënd, se ju jeni mjeshtëra. Bravo, ja e bën edhe me efekt. Ta heq edhe maskën, ta bëjmë edhe një foto pa maskë, se ashtu dukem si gogoli që ka ardhur në shtëpi.

Teksa vijon inspektimet Rama shprehet se duhet të merret edhe analiza përfundimtare e ekspertëve, për të vendosur nëse do të realizohen rikonstrukturime , apo do të ndërtohen pallatet e dëmtuara nga e para.