ZYRTARE/ SHBA miraton këtë medikament mjekësor për trajtimin e COVID-19

Remdesivir, një ilaç antiviral i zhvilluar fillimisht për të trajtuar Ebola, është aprovuar për përdorim tek pacientët COVID-19 në SHBA. Trajtimi, me Remdesivir  u nënshkrua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA tha se ilaçi, zvogëlon kohën e shërimit mesatarisht për pesë ditë.

Në deklaratë po ashtu thuhet se ky medikament u miratua “për përdorim te të rriturit dhe pacientët pediatrikë, 12 vjeç e më të vjetër dhe me peshë së paku 40 kilogramë”. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se remdesiviri ka pak ose aspak efekt në mbijetesën e pacientëve.

Remdesiviri është autorizuar vetëm për përdorim emergjent në SHBA që nga muaji maji. Së fundmi, ilaçi i është dhënë edhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka dalë pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19./ REL