Zhdukja e 40-vjeçarit në Vlorë/ Artan Hoxha nxjerr detajet e reja: Ja çfarë tha personi i fundit që ishte me të në makinë

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se 40-vjeçari Ermal Ngucaj i zhdukur pak ditë më parë në Vlorë mund të jetë ekzekutuar për shkak të k0nfl1kteve për kana.bisin.

Ai tha se 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në kultivimin e kana.bisit ndërsa ka treguar edhe personin me të cilin ka qenë pak orë para se të zhdukej. Artan Hoxha u shpreh se ky nuk është rasti i vetëm pas vr.asjes së dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe për kana.bisin, duke e lidhur këtë me faktin se tashmë është momenti i korrjes së lëndës nark0tike, kur kultivùesit i ruajnë parcelat me ar.më.

“Herën e fundit që kam qenë këtu kam den0ncuar rastet e zhdukjes së personave në Burrel. Klevis Lleshi është rrëmbyer në mes të qytetit të Burelit. Është rrëmbyer edhe kushëriri i parë i tij Artan Lleshit. Janë vr.arë edhe dy kushërinj. Si mund të zhduket njeri në ditën për diellin, në Vlorë zhdukja e fundit është ajo e Elvis Troqit. Unë kam frikë që edhe atë që kanë rrèmbyer janë zhdùkur për vete.

Ermal Ngucaj, ka qenë duke udhëtuar me makinë me një bashkëfashatarin e vet, Jani. Më vjen keq se ka kaluar ajo koha e 48 orëve kur mund të kthehesh. Diku rreth orës 22:00 ka folur me motrën e vet me kamer. Ndërsa fliste me të motrën, ka qenë me Janin. Bashkëshortes i ka thënë në telefon se ngatërroi rrugën. Këto prisnin që të nesërmen të shkonte në Vlorë dhe të merrte prindërit. Gjatë telefonatës që ka bërë pas motrës me bashkëshorten, telefoni fiket. Prindërit vijnë nga Vlora, shkojnë e gjejnë makinën të mbyllur me rrobat e tij brenda.

Personi në fjalë, Jani thotë që ka qenë me të por shprehet se e ka çuar deri te shtëpia dhe është larguar. Nga hulumtimet që kam unë në terren më rezulton se personi në fjalë është i përfshirë në kultivim kana.bisi. Kjo është një problematikë e madhe sepse do të shkàktojnë pasoja. Në këtë periudhë janë të detyruar ta ruajnë natën kana.bisin. Parcela në fazën e korrjes ruhet me ar.më sepse ta grab1sin. Kjo ka ndodhur në lumin e Vlorës që në vitin 2000. Rasti konkret ka dyshime të forta që ka të bëjë sërish me kultivimin e kana.bisit. Ndaj kërkoni me ndonjë parcelë aty afër”, tha Artan Hoxha.