Vuani nga sinuset e bllokuara? Ja disa mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga ky siklet i madh

Infeksioni apo bllokimi i sinuseve mund të ketë një sërë arsyesh të cilat nisin që nga faktorët e jashtëm deri tek sëmundjet kronike.
Kjo e bën këtë problem përveçse shumë të shpeshtë tek njerëzit e si pasojë edhe shumë të bezdisshëm.

Me siguri e mbani mend herën e fundit kur keni pasur hundë të bllokuara apo jeni ndjerë të rënduar dhe keni dashur një mënyrë për tu çliruar menjëherë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa prej tyre të cilat mund t’i përdorni në çdo kohë për të çliruar sinuset e për të larguar dhimbjet e rëndesat e kokës.

Qëndroni të hidratuar
Së pari një nga gjërat më të rëndësishme është të qëndroni të hidratuar.
Konsumoni shumë ujë, çaj, lëngje dhe fruta të pasura me ujë në mënyrë që muskujt të relaksohen dhe sinuset të lirohen me lehtë.
Evitoni pijet me shumë sheqer, alkollin apo nikotinën pasi ju dehidratojnë dhe ju bllokojnë më shumë.
Gjithashtu mundohuni të konsumoni ushqime pikante, limon apo uthull molle në mënyrë që të arrini të shkrini mukozën në sinuse.

Masazhoni
Kjo pjesë është ndër më të rëndësishmet përsa i përket relaksimit të muskujve dhe çlirimit të mukozës së mbledhur në këtë pjesë të fytyrës tuaj.
Masazhoni pjesën ku e ndjeni kokën të rënduar dhe ushtroni presion në pika të caktuara për t’u çliruar menjëherë më pas.