“Vetë tha më pas tha se ishte një bombë”, LSI sulmon ashpër kryeministrin Rama

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar edhe njëherë qeverinë për mënyrën sesi kanë trajtuar pandeminë e Covid-19.Ai është shprehur se kryeministri Edi Rama që nga fillimi i pandemisë ka gënjyer për mënyrën sesi është trajtuar pandemia.

Vasili është shprehur se OBSH kërkon testime, ndërsa në vendin tonë numri i testimeve është i ultët.

“Lidhur me një pandemi që i ka dalë tërsisht nga duar. Përballë keni një kryeministër, armiku numër një i shëndetit të shqiptarëve.Ishte ky që e cilësonte pandeminë si një grip, më pas tha se ishte një bombë. Ishte ky që u tha që do të gjobiten për maskat.

Testim, tesim tha OBSH, ndërsa ky që është më i zgjuar tha nuk ka nevojë për testimi. Vendosi gjoba nga më të çmendurat, vendoi gjoba dhe u hoqi patentën dhe u rrëmbente makinën. Arriti të prodhonte dhe ‘fakenews’, ju e bani mend videon që ai nxori. Jo më larg se dje të përgënjeshtronte lajmet që lidheshin me pandeminë e grupit spanjoll. Dy spitalet Covid-1 dhe Covid 2, ky nuk ka vënë asnjë tull në këto spitale e jo më të vendosë të tjerë. Ku bëhen testimet. Tetsimet bëhen në laberatorin e ngritur në 2009.

Është shumë e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari të struktutruar mirë në dëm të qytetarëve. Ja kemi thënë dhe ja themi sërish përdorimi i maskave është një hap, por është hapi i fundit nga hapat që duhet të ndërmerren,” tha Vasili ndër të tjera.