Veliaj bën deklaratën e fortë: Kam gati dosjet për Lulzim Bashën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e djeshme në Report Tv.

Ai ka thënë se ka gati dosjet për Lulzim Bashën. Ku tregohet se si Lulzim Basha ka shtuar pasurinë e tij kur ka qenë në pushtet.

Veliaj u shpreh se mezi po pret të dali para gjykatës që t’i provojë akùzat e tij, ndërsa tha se do mundohet ta bëjë edhe Bashën të votojë për PS-në, pasi kjo qeveri di si të punojë.

“Atij i është shtuar pasuria. Edhe Basha jeton më mirë me PS në pushtet! Mirëqenia është aq e mirë sa dhe kundërshtarët jetojnë më mirë, jo të vr1tesh në Bulevard, apo si në Gerdec. Kam qenë në takime me të përndjekur që kanë qenë me PS, ne u dhamë të 7 këstet. Ajo që ne themi është nëse të takon me ligj, mos u habit fare që të synojë të bindë edhe ato të djathtë që thonë për na shërbejnë me dinjitet.

I qëndrojë akùzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. i kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat dhe prandaj jam i bindur që dhe Basha është cështje kohe të jetë me PS se i ka parë hajrin. Për të gjitha arsye unë do i provojë PD që dhe lideri i tyre jeton më mirë se kur ata ishin në pushtet. Mezi po pres të dal para gjykatës të faktoj akùzat e mia”, tha Veliaj.