Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë gòdet Greqinë në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Një tërmet i fortë është regjistruar gjatë natës në Zakynthos të Greqisë.

Mësohet se lëkundjet me maginitudë 5.2 të shkallës Rihter u ndjenë në orën 02:00 në zonën e detit në perëndim të Zakynthos.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik, dridhja kishte një thellësi fokale prej 10 km, ndërkohë që epiqendra ndodhet 49 km në perëndim të Strofades. Bëhet e ditur se lëkundjet u ndjenë dhe në Akaia.