Solli në jetë vogëlushin që e pagëzoi me emrin Diell, shfaqet për herë të parë Arbana Osmani, Eduarti i organizon pritjen madhështore të birit në shtëpi (FOTO)

Dy ditë më parë moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.

Sot Dielli është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë. Ka qenë Xhemi dhe Eduarti që kanë publikuar pamjet nga mirëpritja madhështore.

Ambienti i shtëpisë është zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhet “Mirëseerdhe bebi Diell”.

“Lumturi”, shkruan Xhemi krah fotos ku shfaqet me Arbanën përqafuar.