Shqipëria shënon sot ditën me numrin më të lartë të infektimeve që nga fillimi i pandemisë

Shqipëria ka shënuar sot ditën me numrin më të lartë të infektimeve.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 289 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezìkshëm e kanë fituar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.