Shqipëria barazon pa gola ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka marrë një tjetër barazim pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë në transfertë ndaj Lituanisë, në një ndeshje të dominuar, por pa mundur të konkretizojë rastet që nuk munguan për shënim.

Pas këtij takimi, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 5 pikë, po aq sa Lituania e vendit të parë. Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë luhen në Tiranë, me Kazakistanin më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë 3 ditë më pas.