Rama tregon momentin kur i ka kërkuar Evis Kushit të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste: Mu desh jo pak durim…

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë aktivitetit që po zhvillohet në Elbasan, ku po prezantohen detajet e reja për platformën online ‘Deputeti që Duam’, ka treguar se si i ka propozuar Evis Kushit të bëhet pjesë e Partisë Socialiste.

“Më kujtohet koha kur e kam takuar Evisin (Evis Kushin) dhe i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën tonë. Ishte e shokuar dhe refuzuese, pasi kishte të njëjtën ndjenjë mosbesimi, pasigurie që të futesh në politikë si deputete është dicka e mirë , për ty dhe familjen, komiteti. Mu desh jo pak durim, për ta bindur ashtu si dhe për të tjerë që sot janë me eksperiencë në pozicione me përgjegjësi të mëdha. Jam krenar se kur kthej kokën prapa dhe bëj bilanc ka ndodhur një ndryshim i madh që për fat të keq është mohuar , refuzuar të vihet në pah që të shihet nga ajo pjesë e mjedisit tonë dhe nga ajo pjesë e mënyrës tonë të të menduarit..”, është shprehur Rama.