Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët: Ti dhe PD keni marrëdhënie me plehrat, se keni 30 vjet lider një mbeturinë të kòmùnizmit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me akùzat e këtij të fundit për tenderat k0rrùptivë të inceneratorëve.

Përmes rrjeteve sociale, Rama ironizon Bashën dhe PD, duke i cilësuar si të afërt me “plehrat”, pasi një të tillë e kanë lider prej 30 vitesh, duke nënkuptuar kështu Sali Berishën, që Rama e konsideron një mbeturinë të kòmùnizmit.

PS sipas kreut të qeverisë nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos dìgjen e mos kalben plehra.