Publikohen formacionet zyrtare, Reja surprizon me titullarët

Shqipëria kërkon revansh në Lituani! Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, do të zbresin në fushën e “LFF Stadium” në orën 18:00, ku objektivi i vetëm do të jetë fitorja.

Trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistanit. Kombëtarja do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë. Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt.

FORMACIONET ZYRTARE:

LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.