Përjashtimi i Ervin Salianjit nga gara për deputet? Reagon ish-Presidenti Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar sot si të pavërtetë lajmin e shpërndarë në disa media, ku theksohej se Ervin Salianji, ish-deputeti i Korçës është skualifikuar nga gara për të qenë në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për ‘News24’, Nishani ka thënë se ky është një fake-news dhe se ai s’mund të komentonte lajmet e pavërteta që qarkullojnë në media.

Ish-Presidenti ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, teksa tha se nga 4 mijë emra, lista finale ka shkuar në 326 personalitete.