Pamje të frikshme nga Kukësi! Shoferi humb kontrollin, makina rrezikon të bie nga ura

Një makinë në Kukës rrezìkon që të bie nga ura.

Gjatë udhëtimit, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka devijuar në kangjellat anësore të urës.

Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar, makina mbahet nga hekurat, ndërkohë që gjysma e saj është jashtë urës. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Akoma nuk dihet nëse autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe nëse po marrin masa për të larguar makinën nga ura, pasi mund të bëhet burim aks1denti edhe për shoferët e tjerë.