Nuk ndalet kryeministri Rama, prezanton projektin e rëndësishëm dhe bën premtimin e madh: Brenda vitit 2021 do… (FOTO)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga shkolla ‘Ramazan Subashi’ në Vorë që po rilind nga gërmadhat që la pas 26 nëntori i vitit të kaluar.

Rama premton se edhe 143 shkolla të reja do të ndërtohen me standarde europiane brenda viti 2021.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm

Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, me hapësira e kushte krejt të ndryshme nga ç’ishin më parë, për t’u ofruar 250 fëmijëve e mësuesve, as më shumë e as më pak, po gjithçka kanë fëmijët e mësuesit e çdo komune të Europës

143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam”, shkruan Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤👉 Shkolla "Ramazan Subashi" në Vorë është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 11. Oktober 2020