“Një nga projektet më të mëdha të qeverisë shqiptare”, kryeministri Rama bën publik investimin e rëndësishëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për një ndër projektet më të mëdhenj të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e ujësjellësve që po realizohet në Bashkinë e Kavajës.

Rama informon se falë këtij investimi madhor, 42 mijë banorë do të kenë mundësi të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.

“Në Bashkinë e Kavajës po zbatohet një nga projektet më të mëdhenj të Qeverisë Shqiptare përsa i përket rehabilitimit të ujësjellës kanalizimeve

Përmes këtij investimi, 42 mijë banorë të kësaj Bashkie do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm

Ministrja, Belinda Balluku dhe Drejtori i AKUM, Alqi Bllako inspektojnë punimet ku deri më tani janë realizuar 42% e tyre.”, shkruan kryeministri Rama.

📍Në Bashkinë e Kavajës po zbatohet një nga projektet më të mëdhenj të Qeverisë Shqiptare përsa i përket rehabilitimit të ujësjellës kanalizimeve🏗👉 Përmes këtij investimi, 42 mijë banorë të kësaj Bashkie do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm🚰💧Ministrja, Belinda Balluku dhe Drejtori i AKUM, Alqi Bllako inspektojnë punimet ku deri më tani janë realizuar 42% e tyre.

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 16. Oktober 2020