Një ide interesante! Xhensila Myrtezaj bën tatuazhin e veçantë për Ajkën

Këngëtarja Xhenisla Myrtezaj, është një nënë mjaft e përkushtuar. Shpesh herë e kemi parë në postimet që ndan në rrjetet sociale teksa kujdeset për të bijën. Këtë herë Xhensila ka realizuar një detaj shumë të veçantë që ka lidhje me të bijën.

Ajo ka bërë një tatuazh ku gdhend emrin e vajzës së saj në të dyja duart, që kur bashkohen formojnë lutjen.

Krahas fotos ajo ka cituar një nga thëniet e Biblës si lutje për të gjithë prindërit e fëmijët.

“Lutja ime… ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar Xhensila.