Merkel thirrje gjermanëve “Hiqni dorë nga çdo udhëtim i panevojshëm”

Në një kohë kur vendi po përballet me një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me Covid-19, Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi bashkëqytetarëve të saj të reduktojnë në maksimum kontaktet me njëri-tjetrin dhe u kërkoi të shmangin në maksimum lëvizjet.

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur”, tha Merkel.