“Më vjen keq për patriotët e detit”, Rama bie dakord me ministrin grek: Çështja e detit do të trajtohet nga drejtësia ndërkombëtare (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm pak më parë, në konferencën për mediat që po mban me ministrin grek Nikos Denidas. Rama tha se të dy kanë rënë dakord që çështja “e nxehtë” e detit të trajtohet nga drejtësia ndërkombëtare.

“Sot të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëj Shqipërisë përmes detit. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord me ministrin që këtë çështje të trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Do ti drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur “pikat mbi i”. Më vjen keq për patriotët e detit por duhet të gjejnë çështje të tjera se çështja e detit nuk është një çështje që të bëjnë propagandën e tyre të shpifur anti-greke”, tha ndër të tjera Rama.

Më tej, Rama falenderoi ministrin e Jashtëm grek për ndihmën që vendi i tij i dha Shqipërisë kur vendi ynë u godit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Për ndihmën me ekipet e emergjencës në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmën me donacione.

Deklarata e plotë e Ramës:

Ministri ka qenë me ne dhe pranë nesh në një moment dramatik kur tërmeti i 26 nëntorit të shkuar goditi mijëra e mijëra familje dhe na vuri përballë nëj situate teje të vështirë. Kontributi i drejtpërdrejtë jo vetëm me praninë simbolike të ministrit këtu, por dhe praninë e trupave të kërkim shpëtimit nga greqia, përmes një rrjeti të gjerë trupash të ardhura nga vendet mike, na mundësoi daljen nga ajo situatë duke kursyer jo pak jetë njerëzish.

Asnjëherë nuk do ta harroj momentin e nxjerrjes nga rrënojat të një djali të ri nga trupat greke. Sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të skarfikionin dhe jetën e tyre pas orësh e orësh duke përparuar me milimetra nën një pallat të tërë që ishte rrëzuar. Me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm sot e mikpresim këtu mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të së ardhmes, si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin por jemi bashkë në të njëjtin diell prej mijëra vjetësh dhe kemi detyrimin ndaj gjeneratave të tjera të bëjmë më të mirën.

Me këtë frymë ne kemi hapur një kapitull shumë pozitiv me qeverinë greke dhe unë dua që ta risjell këtu faktin se përveç ministrit që ka qenë këtu personalisht, kryeministri Micotqais ka qenë ndër të parët që është interesuar për situatën këtu dhe ecurinë e kërkim-shpetimt, dhe për rindërtimin.

Për ne Greqia qysh në krye të herës ka qenë një partner strategjik dhe mbetet një partner strategjik. Ne e konsiderojmë një fqinj të çmuar dhe partneriteti ynë është një partneritet për të ardhmjen duke mos harruar asnjëherë ato që na lidhin nga e shkuara, e afërt dhe e largët. Ka qenë ndër vendet që u përfshin në dhënien e kontributeve të drejtpërdrejta gjatë konferencës së donatorëve. Ne sot kemi konfirmuar atë që kemi dakordësuar më parë, të punojmë bashkarisht dhe t’i zgjidhim me frymë konstruktive të gjitha çështjet që duhen zgjidhur mes dy vendeve tona.