Kuvendi rrëzoi dekretin për Kodin Zgjedhor/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste: Presidenti shoqërohet me persona të …!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në një prononcim për mediat pas seancës së sotme plenare i është përgjigjur presidentit Ilir Meta.

Kuvendi rrëzoi sot dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, Balla tha se tashmë institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve kanë kohën e nevojshme.

Sipas Ballës “Venecia” ishte e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë i bëri thirrje kreut të shtetit të mos shoqërohet, sipas tij me persona me të shkuar kr1mìnale.

“Që nga ky moment instuticionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve ka kodin e ri zgjedhor për ta ndjekur dhe për të garantuar zgjedhje. Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë në Kuvend e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi që vjen nga Komisoini i Venecias, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në rastin në fjalë. Edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu se nuk ishte rast urgjent. Kemi marrë modelet më të mira të listave të hapura në Europë. Besoj qe Presidenti i Republikë s’ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi, e ftoj të heq dorë nga etiketimet e panevojshme në kurriz të Kuvendit. Duke qenë se një pjesë e mediave kanë transmetuar pamje të Presidentit në një gjendje të Presidentit jo normale në prani të individë me të shkuar kr1mìnale i bëj thirrje të heqë dorë nga këto prezenca. Në kushtet ku kemi pasur një aks1dent të rëndë,i bëj thirrje që të mos gjendet në prani të këtyre personave që janë pronarë në atë zonë. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg dhe i ftoj të gjitha partitë që të respektojnë rregullat e garës. Gara është e njëjtë dhe e barabartë për të gjithe”, tha Balla.