Kuvendi i Shqipërisë i jep godìtjen e fortë Presidentit Ilir Meta, merret vendimi

Në seancën e Kuvendit, siç ishte parashikuar është votuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca. Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

Por, siç iu përgjigj edhe më herët, Rama i tha se nuk kanë kohë për të humbur me vonesat që sjell presidenti, pasi institucionet duhet të fillojnë menjëherë me përgatitjen e zgjedhjeve.

Tashmë me rrëzimin e dekretit, mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Kodi Zgjedhor hyn automatikisht në fuqi pa ndryshimet që pretendonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.