‘Kushti’ i Veliajt për gocat dhe çunat e ‘djathtë’: Në Partinë Socialiste do të vini vetëm nëse…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme ishte me asamblenë e PS në Fresk, ku i premtoi banorëve të zonës se së shpejti do të nisë ndërtimi i megakompleksit shkollor me sipërfaqe 10 mijë metër katror, në të cilin do të studiojnë nxënës të shkollës 9 vjeçare dhe të mesme.

Ai u bëri ftesë edhe të rinjve të PD që t’i bashkohen Partisë Socialiste, por me kushtin e vetëm që të mos vendosin gjoba për të ecur përpara.

“Pyetja për gocat e çunat e djathtë që mund të thonë jam këtu prej gjyshit, gjyshes është: Vini ju gjoba çdo ditë? Thonë, çfarë gjobash, unë mezi punoj sepse njohin të rinj të tjerë që dalin e thonë nuk më pëlqen kjo kulla, nuk duhen kullat në Tiranë, nuk duhet të vijnë këta nga Fieri, Berati, Vlora e Tropoja se jemi ne. kush je ti? Ti vetë sapo ke ardhur, pse bëhesh racist. Pra ke ardhur vetë, je bërë i suksesshëm dhe do të mbyllësh derën për të tjerët që vijnë. Si ka mundësi që nuk i shani më kullat sapo zbuloni që keni metra katror në ato kulla. Sapo zbulohet se partia merr donacion nga këto kulla dhe nëse cunat e gocat e djathtë nuk vënë gjoba për të ecur përpara, atëherë duhet të vijnë me ne. te ata njerëz që punojnë pa gjoba”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i tiranës nuk ngurroi të ironizonte sërish me Bashën dhe Metën, duke u kujtuar për vilat e tyre me shumë dhoma.

“Po duhet të flasim, duhet të flasim me gocat e gratë të PD dhe LSI. Duhet ti themi “shpirti, i ke dhe ti 9 dhoma, 9 banjo për 9 mace. Nëse nuk i ke, je më shumë e ngjashme me ne se me ata të tjerët”. Duhet me fol edhe me gratë demokrate, duhet ti themi çfarë shtetësie keni se ata tjerët kanë hollandeze. Nëse meraku i një gruaje demokrate, e LSI apo çdo partiçke tjetër është si do rrisi fëmijët. I gëzohet faktit të asaj që do kemi një shkollë të re, që do kemi ujësjellësin e ri, që do bëhen shtëpitë e reja dhe nuk ka hall vilën në Lalz, tek Rolling Hills, në këtë zonë ekskluzive. Atëherë qenkan më afër me ne se me partinë e tyre. Ndaj komunikimi ndryshon jetë njerëzish”, tha Veliaj.