Kryeministri Rama tregon nëse rrezìkojmë të mbyllemi apo jo

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “po” pyetjes së analistit Lorenc Vangjelit, i cili e kapyetur nëse rrez1kojmë të mbyllemi apo jo.

Kreu i qeverisë tha sot në opinion se shteti ynë është i përgatitur për pandeminë, dhe se janë ende 50% të kapaciteteve mjekësore të lira dhe në gatishmëri.

Vangjeli: Cilat janë skenarët më të këqinj dhe vija e kuqe?

Rama: Kemi 50% të kapaciteteve tona të lira. Jemi përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimërit, skenari i këtij sezoni është në tavolinën time që në qershor.

Vangjeli: Atëherë çfarë duhet të bëjmë? A rrez1kojmë të mbyllemi?

Rama: Të mbajmë maska, të lajmë duart e të respektojmë rregullat. Po rrez1kojmë të mbyllemi.

Në lidhje me Rindërtimin, Rama tha se 100 milionë eurot e alokuara nga BE edne nuk kanë filluar tëinvestohen, duke thënë se shteti shqiptar ka 20 miliardë lekë në kantiere dhe 7 miliardë euro në grante.

Shkullaku: Sa para keni shpenzuar deri tani për Rindërtimin? Se s’po e gjejmë dot…

Rama: Të gjitha janë kantiere. Shifrat e realizimit përditësohen çdo ditë. Janë atje. Nuk janë sekret.

Medini: Shifrat duhet të publikohen çdo ditë

Rama: Po po, ja u them unë. Unë di t’ju them… BE e cila ka vënë 100 mln euro për rindërtimin, nuk ka filluar akoma, e ka 0. Pse, sepse ka procedura. Ne kemi punuar me shpejtësi skëterr. Ne i kemi filluar të gjitha kantierët në zonën jashtë Tiranës..

Shkullaku: Buxheti i shteti ka një fond 34 mld lekë për Rindërtimin, sa ka harxhuar deri tani?

Rama: More nuk e kuptoj çfarë kërkon ti, unë i marr në 2-3 javë, këta i kërkojnë çdo ditë, ç’a të them unë tani. Janë 20 mld në projekte dhe 7 mld grante. Janë punë të nisura në proces. Kjo është shuma e alokuar në kantier. Raporti kur të bëhet do publikohet s’është puna juaj fare, ehaa.