Kryeministri Rama surprizoi bashkëshorten në përvjetorin e martesës

Kryeministri Rama është gjithmonë shumë i rezervuar me postimet me bashkëshorten e tij Linda Rama. Mirëpo mbrëmjen e djeshme i surprizoi të gjithë, jo vetëm Lindën teksa publikoi një foto duke u puthur me bashkëshorten dhe duke i dhuruar një buqetë me lule që çdo femër do ta ëndërronte.

Epo kishte sebep! Rama nuk mund ta linte të kalonte në heshtje 10-vjetorin e martesës së tij me Lindën.

Si një ndër të vetmet foto “të zjarrta” që janë bërë publike nga Kryeministri Edi Rama mund të konsiderohet kjo e ceremonisë së martesës, plot 10 vjet më parë. Natyrisht, asokohe, kur Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës, ishte e bujshme edhe kjo puthje bashkëshortësh që u bë virale, por gjithçka erdhi pas saj ka qenë e kujdesshme dhe e kuruar me detaje…

Një kujtim i ngjashëm me foton e 10 viteve më parë, si për të treguar se, edhe pas një dekade, dashuria është po ajo, madje edhe më e fortë.