Kryeministri Rama mbledh drejtuesit politik të PS, zbardhet çfarë po ndodh mëngjesin e sotëm në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë drejtuesit politik në qarqe të PS.

Mësohet se drejtuesit politikë si çdo javë do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet, angazhimet dhe çfarë kanë bërë kurse Rama do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas kësaj mbledhje Rama do të presë ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias në kryeministri me të cilin do mbajnë dhe një konferencë për shtyp.