Jep efekt kundër mërzisë dhe trishtimit, kjo është bima që ia shton humorin gjithë shtëpisë

Trumza është një bimë mjekësore e cila që në lashtësi është njohur si simbol i kurajos.

Kjo bimë shumëvjeçare, gjysëm shkurre, me rrënjë të shtrira e kërcej të gjatë, është mirëbërëse për shëndetin e njeriut që nga këmbët deri te koka.

Efekti kryesor është ai kundër mërzisë, trishtimit dhe rikthimit të humorit, që e bën trumzën jo vetëm një erëz aromatike në kuzhinë, por edhe një bimë që duhet rritur dhe mbajtur në shtëpi për të përmirësuar humorin dhe gjendjen emocionale të të gjithë familjes.

Në botë numërohen plot 150 varietete të trumzës, por ajo më e përdorura për kultivim në shtëpi është “Thymus Vulgaris”.