“Ja more zotëri, ja kjo ishte në…”, Rama çohet në mes të emisionit dhe i zë vendin Fevziut

Kryeministri Edi Rama është ngritur mbrëmjen e sotme në këmbë.

I ftuar në studion e “Opinion”, teksa po shpjegonte pjesën e inceneratorit të Fierit, Rama u ngrit vetë në këmbë dhe shkoi para monitorit, në momentin që po tregonte se ishte në kohën e PD-së dhe se si është, sot.

“Ja more zotëri, ja kjo ishte në kohën e PD-së, kjo tjetra është në kohën tonë,”- tha Rama dhe u drejtua nga gazetarët, sikur të ishte moderatori i emisionit.