Izolim i dytë në Britani? Kryeministri Johnson tregon vendimin që ka marrë

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka thënë se nuk beson që një karantinë tjetër kombëtare do të ishte “rruga e duhur” në luf.timin e pandemisë së koronavìrusit.

Në vend të masave ekstreme, BBC raporton se Britania do vendosë një sistem të ri masash, me tre nivele izolimi, i kategorizuar si i mesëm, i lartë dhe shumë i lartë.

Shumica e zonave në Angli do të vihen nën një nivel të mesëm alàrmi – që do të thotë se kufìzimet aktuale do të vazhdojnë.

Por zonat që tashmë kanë kufizime lokale si ndalimi i hyrje daljeve në shtëpitë e të afërmëve, fqinjve, do të kalojnë automatikisht në nivelin e gatishmërisë së lartë.

Tek këto zona, do të mbyllen edhe kopshtet private, e shumë biznese si pub-et, palestrat dhe kazinotë.

Rajoni i Liverpool City bëhet zona e parë që futet në nivelin e gatishmërisë shumë të lartë.

Kryeministri britanik lajmëroi gjithashtu se të gjitha pikat e shitjes me pakicë, shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura.

Sipas tij, “tani ka më shumë njerëz në spital me Covid sesa kur vendosëm izolimin në 23 Mars.”

Në Britani sot u regjistruan 13.972 raste të reja me koronavìrus, ndërsa 50 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.