Itali/ Shqiptari bën për spital 3 policët, njërit i kàfshon gishtin

Një shqiptar është arr3stuar në Firence për shkak të kundërshtimit për të mbajtur maskë në rrugë dhe kundërshtimit me dhu.në karshi patrullës së policisë, duke dërguar tre në spital.

Edhe pse në Itali është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në mjediset e jashtme, me dekret të firmosur nga kryeministri Conte, shqiptari dhe një grua që e shoqëronte shëtisnin në rrugët e Firenzes pa mbajtur maska.

Tre policë të Policisë Bashkiake iu afruan dhe i kërkuan që të vinte maskën, në të kundërt do të penàlizohej, por shqiptari kundërshtoi me forcë, duke theksuar se kishte të drejtë të lëvizte me gojën e hundën zbuluar.

Pas polemikave, patrulla kërkoi përforcime, por shqiptari kaloi nga fjalët te veprat, duke i sul.muar dhu.nshëm.

God1tje, shqelma dhe një breshèri grùshtesh pa fund, duke bërë që tre policë të shkonin më pas në spital. Njërit prej tyre i kàfshoi gishtin dhe për pak sa nuk ia këputi fare.

Vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit u mundësua arr3stimi, plot mundim, i shqiptarit, i cili nesër do të dalë para gjyqtarit për vlerësimin e masës së arr3stit.