Infektohet me koronavirus moderatori i njohur Italian

Moderatori i njohur Gerry Scotti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatori me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai tha se ndodhet i karantinuar në shtëpi dhe është në mbikëqyrje mjekësore.

“Doja të isha ai që do të ta tregoja. Jam infektuar me Covid-19. Jam në shtëpi, nën mbikëqyrje mjekësore. Faleminderit të gjithëve për afeksionin dhe interesin”- ka shkruar ai.