ILD kërkoi shkarkimin e Kuqos, reagon Rama: Përshëndes kallëzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur ILD e cila ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Rama shkruan se e përshëndet kallëzimin, duke e quajtur gjyqtarin një të paudhë që ka sfiduar hapur popullin dhe drejtësinë, duke liruar padrejtësisht nga bur.gu Gerd Gjinararin një të dènuar përjetë.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kàllzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dènuar me bur.gim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, shkruan Rama.