I tha se do ta padisë, Veliaj ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Bashën: Mezi pres të shkoj në Gjykatë të zbuloj sa milion euro do paguante për plehrat ky me kunatin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” kreut demokrat Lulzim Basha pasi ky i fundit tha se do ta padiste për herë 3 pasi i përmendi kunatin e tij për çështjen e impiantit të Sharrës, dhe publikoi dokumentin sesi Basha dhe kunati i tij, me firmën e Sali Berishës, punonin për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë.

Kështu iu drejtua Veliaj sot Asamblesë socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij. Ndrëkaq kryembashkiaku tha se mezi pret të shkojë në gjykatë që t’ia tregojë faktet.

“Në bisedë me zonjat që kishin ndjekur debatrn me kunatin thanë mirë po kanë sy këto që vijnë nga reja e zezë që kalonte në 4 zona dhe futej në mushkëritë tona. Sot retë e tymit janë kthyer në një kodër të gjelbërt me 10 mijë pemë që janë mbledhur aty. Pyetja është kush e bëri këtë dhe me çfarë shpenzimesh.

Në 20 gusht të 2013-ës, – pra, në 23 qershor populli u tha: “bella ciao”, “shkoni në shtëpi”, “s’jeni ju për këtë punë”, – edhe pse humbën zgjedhjet, vazhdonin t’i bënin gropën vendit. Pasi ti humb zgjedhjet, moralisht duhet t’i marrë vendimet ai tjetri që është zgjedhur. Nuk e pritën këta qeverinë. Humbën zgjedhjet në qershor, qeveria bëhej gati të fillonte punën. Ja dokumenti, në gusht Lul Basha i thotë Saliut të paguajnë 34.6 mln euro dhe 37 euro për ton, që t’i çojnë plehrat në kompaninë që kishte përgatitur ky me kunatin. E kishin bërë Tiranën plaçkë për ta shqyer për një familje. Mezi pres të shkoj në gjykatë që tia tregoj dhe gjykatësit, pasi e firmos këtë ia çon Saliut kërkesën që ta financojë. Ne e bëjmë me të njëjtën punë me 8 euro më pak tonin. Sot është një kodër e gjelbërt kurse dje helm dhe turp”, tha Veliaj.

Ai tha se Lulzim Basha gënjeu sërish sot kur tha se qytetarët shqiptarë do të paguanin 12 euro për 1 ton plehra. “Doli sot dhe gënjeu prapë, – se kur të plas cipa, je dyst, je rehat, nuk është se skuqesh më, – doli e tha, “jo, e kam thënë 12”. Po dokumenti thotë 37! Kë gënjen ti? Këshilla ime për Lulin është: Luli, thuaj gjithmonë të vërtetën, se mbahet mend më kollaj. Duke gënjyer non stop vetëm ngatërrohesh, ngatërron tabelën e shumëzimit, ngatërron tabelën e mbledhjes, ngatërron zbritjen, pjesëtimin, ngatërron kunatin, vilat, makinat, ngatërron gjobat. Thuaj gjithmonë të vërtetën, se e vërteta do të të bëjë të lirë. E vërteta do të të çlirojë. E vërteta do të të shpërblejë me më shumë vota,” tha më tej Veliaj.

Sipas drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Lulzim Basha nuk e ka hallin tek pastrimi, por të gjobëvënia ndaj biznesit të radhës. “Sot Tirana është dita me natën më e pastër seç ka qenë. Ky e ka hallin tek xhepi, tek portofoli i vet. Ky e ka hallin tek kunati i vet, se po t’i gjesh çmimin këtij, ky e lë edhe Astirin, edhe Teatrin, edhe Bulevardin, edhe kullat, edhe digën, edhe Liqenin. Sa iu kushton këtyre një gjobë? Deri dje thonin, “këto qendrat tregtare i kanë oligarkët”. Sapo mori vilat në Vale Mar te Gjiri i Lalzit, nga një pronar i qendrave tregtare, oligarkët u bënë të mirë. Ky i ka vënë çmim opozitës. I ka vënë çmim çdo proteste,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se partitë që kemi përballë janë partie familjare. “Krraba nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastioni i LSI. Bërzhita nuk ka qenë bastioni ynë, ka qenë bastion i PD. Fakti që sot janë kthyer masivisht me PS-në, do të thotë që kjo skuadër dhe kjo familje punon vërtet për këta njerëz. Partitë që kemi përballë janë parti familjare. Një parti punon vetëm për kunatin, 24 orë në ditë. Kur flasim për ekonominë, për tërmetin, pandeminë, s’flasin fare. Por, po i përmende atij kunatin, zgjohet nga gjumi në orën 11 dhe të than piten, se për kunatin nuk të fal. Partia tjetër punon për burrin, për gruan, e kanë kthyer në sh.p.k.,” u shpreh Veliaj.