Greqia “shkundet” nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

Një seri tërmetesh, më i madhi prej të cilëve me përmasa 5.2 i shkallës Rihter, u regjsistruan në orët e para të kësaj të hëne në zonën e detit, rreth 50 km në veri të Sitia në Kretë, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Konkretisht, dridhja e parë e fortë, me magnitudë 5.1 i shkallës Rihter, ndodhi në 03:30 me orën greke dhe epiqendra e tij ndodhej 49 kilometra në veri-lindje të Sitia.

Tërmeti i dytë, me madhësi 4.4 i shkallës Rihter, ndodhi në 03:44 dhe epiqendra e tij ndodhej 47 kilometra në verilindje të Sitia.

Tërmeti i tretë, me madhësi 4.1 të shkallës Rihter, ndodhi në 04:11 dhe epiqendra e tij ndodhej 50 kilometra në verilindje të Sitia, sipas Institutit.

Në orën 05:38 me kohën greke, rrjeti sizmologjik regjistroi një dridhje të dobët sizmike me një madhësi prej 4.1 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.

Në orën 07:11 u regjistrua një tërmet me madhësi 5.2 i shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të madhe të ishullit dhe kanë shqetësuar banorët.

Sipas ekriti.gr, tërmeti u ndje në Ierapetra, Sitia, Makry Gialos, Mochlos, Kritsa, Hersonissos dhe vende të tjera. Për momentin nuk ka raportime për dëme.