Gàfa e Bashës bën xhiron e rrjetit, Rama e poston në Instagram: Ti je Artist nuk them kot unë!

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ekonominë, bëri një tjetër gàfë, duke thënë se “6 në 4 biznese dalin me humbje”, dhe sigurisht që kjo nuk i ‘ka shpëtuar’ kryeministrit Edi Rama.

“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD Ti je Artist nuk them kot unë”, ndërkohë komenton në Instagram kryeministri.

Postimi i Rames ne Instagram