Deputeti socialist bën deklaratën e papritur, lavdëron Lulzim Bashën në mes të Kuvendit

Deputeti i Partisë Socialiste Ilirjan Pendavinji teksa po mbante fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare ka lavdëruar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Deputeti tha se Basha e ka mbajtur maskën gjatë gjithë kohës e se atij i duhen dhënë meritat që duhen.

‘Duhet të hedhim një sy dhe nga Lul Basha, se ai mund të ketë mendime të ndryshëm por nuk e ka mohuar ekzistencën e virusit. Për ti dhënë atë që meriton atij njeriu që nuk e hoqi maskën që kur u bë detyrim ligjor’.