COVID-19/ Gjermania izolohet për 4 javë, zbardhen kufizimet që duhet të zbatojnë qytetarët

Kancelarja gjermane Angela Merkel mori vendimin e izolimit të vendit, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Bllokimi do të nisë që me datë 2 nëntor dhe do të zgjasë për rreth katër javë.

Mediat e huaja kanë zbardhur disa detaje se si do të jetë karantinimi i gjermanëve. Gjatë katër javëve do të mbyllen:

Restorantet dhe baret
Palestrat, kinematë dhe teatrot
Takimet private janë të ndaluara për më shumë se 10 persona dhe më shumë se dy familje
Hotelet nuk do të jenë në dispozicion të turistëve dhe do të qëndrojnë të hapura vetëm për arsye thelbësore
Udhëtimet që nuk kanë ndonjë arsye thelbësore
Dyqanet do të qëndrojnë të hapura, por do të jenë me më pak se një person për 10 metra katrorë
Shkollat, kopshtet dhe qendrat ditore do të qëndrojnë të hapura

Merkel tha se “masat e ashpra” ishin të nevojshme për të parandaluar tejmbushjen e spitaleve ndërsa Gjermania po përballet me vdekje dhe me shtimin e rasteve të koronavirusit.

“Ne kemi nevojë për të ndërmarrë veprime tani,” tha ajo, duke shtuar se çelësi për zbutjen e situatës “shumë serioze” është zvogëlimi i kontakteve për të kufizuar dëmet në ekonomi.