“Burrit tim kurrë mos i qoftë hallall”/ U gjet e vàrur, zbulohet amaneti i fundit i 19-vjeçares shqiptare, letra që kishte fshehur në xhepin e rrobave të saja

Disa ditë më parë mbarë opinioni u tr0ndit teksa një 19-vjeçare u gjet e vàrur në Kamenicë të Gjilani. Arbesa Murseli Liprovica u gjet e vàrur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.

Burime të afërta me familjen e vìkt1mës, kanë bërë të ditur se gjatë ekzaminimit të vìkt1mës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive, të cilat i kishte pasur veshur kur ka kryer aktin e vetëvr.asjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.

19-vjeçarja jetonte me burrin, djalin tre vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kr1tike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi për pushime në fshatin Poliçkë, ku dyshohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj. Në këtë letër shkruhej: “Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.

E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e vàrur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.

Trupi i pajetë i të ndjerës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkaq kanë nisur hetimet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.